Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “E kemi rregull të mos bëjmë zhurmë”, Blendi Gonxhja zbulon “sekretet” e fushatës

    April 23, 2025

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, ka shpjeguar mënyrën sesi është organizuar fushata e Partisë Socialiste në kryeqytet. I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai theksoi se në radhët e PS është vendosur një rregull i qartë për të shmangur zhurmat në rrugë dhe prishjen e rendit vizual publik përmes posterash dhe mesazhesh të shumta të kandidatëve.

    “Ne kemi vënë një rregull brenda PS që ne nuk do të bëjmë zhurmë në rrugë, si të themi një kaos me dizajn grafik me fytyra dhe mesazhe të secilit. Jemi kundër kësaj kakofonie që mund të bëhej një problem shqetësues për të përçuar mesazhin”.

    Ministri shtoi se brenda organizatës janë përcaktuar qartë rregulla për koordinimin e aktiviteteve publike, në mënyrë që çdo veprimtari elektorale të jetë e miratuar dhe e harmonizuar me drejtuesin politik të njësisë përkatëse.

    “Takimet publike të mëdha nuk mund të bëhen në një njësi tjetër pa u koordinuar me drejtuesin politik të asaj zone. Kjo për të shmangur ndarjen e energjisë në mënyrë individuale dhe për të funksionuar si një formacion i organizuar politik,” sqaroi ai.

    Procesi i rindërtimit në Kombinat – Gonxhja: 85% e punës ka përfunduar
    Gjatë intervistës, Gonxhja ndaloi edhe te procesi i rindërtimit në zonën e Kombinatit, një ndër më të prekura nga tërmeti i vitit 2019. Ai tha se deri tani është përmbyllur rreth 85% e punës, duke e konsideruar këtë si një arritje të madhe për qeverinë.

    “Jemi ndoshta vendi i vetëm që kemi ofruar zgjidhje falas për banorët, me shtëpi të reja. Për pjesën që ka qenë në pritje, janë mbështetur me bonuse qiraje. Është një model që duhet të reflektojmë dhe të jemi krenarë për të,” deklaroi ai.

    Sipas tij, mungesa e një normaliteti në skenën politike shpesh e bën komunikimin e qartë të vështirë: “Ndonjëherë duket sikur flasim me veten, por ky proces i rindërtimit është një histori suksesi që flet vetë.” Ne nuk kemi një opozitë normale. Opozita jonë nuk është objektive, as racionale dhe lidhet me ta”, tha Gonxhja.

    Blendi Gonxhja fushata PS rregullat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.