Deputetët e përjashtuar të opozitës kanë mbërritur në Kuvend dhe kanë kërkuar të hyjnë në ambientet e tij për tu futur në seancë plenare.
“Hapja rrugën deputetit o zotëri o garda”
Deputeti Dashnor Sula Luan Baçi dhe Flamur Noka kanë nisur tensionet me Gardën. Ata tentojnë të hyjnë në Parlament.
Disa prej tyre deklarojnë se ka kolegë që nuk janë të përjashtuar dhe duhet të futen. Por as ata nuk po lejohen.
“S’ju vjen turp ore, a jeni në terezi.” “Hiqe mor dorën”.
Asllan Dogjani: E keni kthyer Policinë e Shtetit në polici politike, kjo është diktaturë duhet rrëzuar e ju duhet të çoheni bashkë me ne se njerëzit po vuajnë për bukën e gojës, s’guxon askush të flasë as brenda PS se kemi një diktator si në Korenë e Veriut, Rama një autokrat që s’do të dije për qytetarët.
Ngjarje e paralajmëruar ajo e Shkodrës, grabitet prona, mbetje toksike në Durrës, ky është regjim. 60 ditë jemi të përjashtuar për cfarë? Për asgjë. Vijmë ne këtu jemi të votuar askush s’ka të drejtë të na ndalojë të flasim në atë sallë për të drejtat e qytetarëve



