Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) duke konfirmuar se “dhjetëra” raketa janë lëshuar drejt Izraelit dhe ka kërcënuar se një sulm tjetër do nisë nëse Izraeli përgjigjet.
Garda e fuqishme Revolucionare e përshkruan sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të premten – dhe për vrasjen e popullit libanez dhe palestinez.
Ajo tha se forcat e saj ajrore kishin shënjestruar “baza të rëndësishme” dhe do të njoftonte detajet më vonë.
Irani lëshoi rreth 400 raketa në drejtim të Izraelit në mes të paralajmërimeve për sulm ajror, raportoin Jerusalem Post.
Lexo edhe
Lajm i fundit/ Nis hakmarrja, ndodhi ajo që u paralajmërua. Lëshohen qindra raketa drejt Izraelit