Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    E BUJSHME/ “Mësuesi” i Silvinjos insiston për Kristian Shpendin, Mançini e sheh si pasardhësin ideal të Firminos

    December 23, 2025

    Merkato e janarit mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për karrierën e sulmuesit Kristian Shpendi, i cili bën mjaft mirë në radhët e Çezenës dhe ka fituar një grumbullim me Kombëtaren duke luajtur në miqësoren ndaj Gjibraltarit.

    “Sky Sport” në Itali bën të ditur se për sulmuesin shqiptar ka një interesim shumë konkret nga klubi i Al Sad në Katar, ku trajner është Roberto Mançini. Ai të cilin trajneri i Kombëtares, Silvinjo, e ka cilësuar shpesh si “mësuesin” e tij pasi i ka dhënë mundësinë e parë që të punonte në një staf teknik në radhët e Interit, ka shfaqur një interes konkret për Shpendin.

    Në Itali raportojnë se Mançini e sheh sulmuesin kuqezi si një pasardhës të denjë për Roberto Firminon, i cili është pjesë e këtij ekipi dhe është dëmtuar kohët e fundit në një ndeshje të Ligës së Kampioneve të Azisë. Mbetet të mësohet nëse edhe sulmuesi shqiptar është i interesuar për këtë kalim në futbollin e Katarit për shkak të ofertës ekonomike, apo nëse dëshiron të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit italian.

    Për të kanë shfaqur vazhdimisht interes klubet e Serisë A, por deri tani nuk kanë bërë asnjë lëvizje konkrete për të siguruar firmën e tij. Duhet kujtuar se Çezena është plotësisht e përfshirë për momentin në luftën për ngjitjen në Serinë A, ndaj vetë Shpendi mund të jetë më i interesuar që të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit si pjesë e bardhezinjve para se të marrë një vendim për të ardhmen./PanoramaSport

    Roberto Mançini Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    June 18, 2026

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    June 18, 2026

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    June 18, 2026

    Këmbimi valutor 18 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.