Dy zjarre janë regjistruar gjatë natës në qarkun e Lezhës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ngjarja e parë ndodhi në Rrugën e Kombit, ku një trailer autobot që transportonte karburant u përfshi nga flakët. Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës të Mirditës, zjarri u vuri nën kontroll në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij dhe pasoja më të rënda.
Zjarri i dytë ndodhi rreth 01:30 në fshatin Shullaz, Kurbin, ku një objekt biznesi – servis makinash, në pronësi të një 48-vjeçari, u përfshi nga flakët. Si pasojë, dy automjete dhe një sasi gomash u dogjën, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të dy ngjarjeve.


