Kërçova është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka marrë jetën e dy vajzave të reja, Eriona Ramadanit dhe Albina Abazit, vetëm 16 vjeçe. Ato u përfshinë në një aksident fatal me motoçikletë pranë fshatit Kolibar.
Dy shoqe të pandara, dy nxënëse të talentuara të Shkollës së Mesme të Muzikës “Drita”, u shuan papritur, duke lënë pas një boshllëk të madh në familje, mes shokëve e mësuesve.
Shkolla ku ato mësonin ka reaguar me dhimbje të thellë:
“Drejtori, stafi mësimdhënës dhe nxënësit shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta për familjet e Erionës dhe Albinës, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë humbje. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre! U prehshin në paqe!”


