Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dy qitës dhe një shofer, u qëllua pa pushim për 70 sekonda. Detaje nga atentati mafioz në Shkodër

    October 31, 2024

    Janë mësuar të tjera detaje nga hetimet e policisë për atentatin e rëndë që tronditi Shkodrën më 30 tetor, me 3 viktima dhe një të plagosur rëndë.

    Nga hetimet me hapjen e kamerave të sigurisë së zonës, është mësuar se dy autorët kanë qenë të maskuar, ndërsa ka qenë edhe një shofer që i ka ndihmuar të largohen nga zona.

    Ky është “Range Rover”-i me 2 automatikë brenda që u përdor në atentatin në Shkodër

    Mësohet se nga momenti që autorët kanë nisur të qëllojnë me armë ndaj makinës ku ishte shofer Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati, gjithçka ka ndodhur për rreth 70 sekonda, për 150 metra.

    Deri kur automjeti i drejtuar nga Hamza Lici humbi kontrollin dhe përplasi çiftin e bashkëshortëve Bashkim dhe Shpresa Basha. Kjo e fundit humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshorti i saj është i plagosur rëndë në spital.

    Humbi jetën sot në atentat, Hamza Lici, vëllai i Ibrahimit! Historia e përplasjeve me fisin Bajri

    Pas 10 minutash nga ngjarja autorët kanë djegur automjetin e përdorur në krim, në fshatin Golem.

    Në këtë automjet nuk janë zbuluar prova me rëndësi për të çuar drejt identifikimit të autorëve të dyshuar.

    Si një nga pistat kryesore që po hetohet nga blutë e Shkodrës është ajo e hakmarrjes e përplasjes së bandave kriminale në Shkodër.

    Lajm i fundit/ Atentati mafioz me 3 jetë të humbura, shoqërohet në Polici Safet Bajri

    Sakaq, po hetohet dhe ngjarja e datës 10 tetor ku Arlind Bushati ka bërë kallëzim në Policinë lokale se dy persona me motor e kanë kërcënuar në një lokal në Pedonalen e qytetit.

    Humbi luftën për jetën sonte, dalin për herë të parë pamjet e atentatit ndaj Arlind Bushatit (video)

    Persona me motor i drejtuan armën/ Si u kërcënua djali i ish-kandidatit për Bashkinë e Shkodrës

    ARLIND BUSHATI atentati ne shkoder Hamza Lici Safet Bajri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.