Arlind Bushati, 32 vjeç, e humbi betejën për jetën në spitalin e Shkodrës mbrëmjen e 30 tetorit 2024. Disa orë pas atentatit që tronditi Shkodrën, i riu u nda nga jeta duke u bërë viktima e tretë e ngjarjes së rëndë kriminale.
Ai është djali i ish kandidatit të PD për kryebashkiak të Shkodrës në 2022, Xhemal Bushatit.
Në makinë me Arlindin ishte Hamza Lici, që vdiq në vend. Dyshohet se Lici ishte shënjestra, por paraprakisht thuhet se edhe Bushati mund të ketë qenë objektiv për t’u ekzekutuar.
Persona me motor i drejtuan armën/ Si u kërcënua djali i ish-kandidatit për Bashkinë e Shkodrës
Kjo pasi dy javë më parë, më 10 tetor, ai është kërcënuar nga dy persona me motor, teksa ndodhej në një lokal në Pedonalen e qytetit.
Sot, janë publikuar për herë të parë pamjet e kësaj ngjarje. Shikoni më poshtë:
View this post on Instagram
I ndodhur në ambientet e një lokali të mbushur me njerëz i riu iu shmang armës duke u fshehur pas disa personave të tjerë.
Dyshimet e para për atentatin janë përplasjet mes dy grupeve, Bajri dhe Lici.
Sipas burimeve, RENEA ka shoqëruar në Polici sonte (30 tetor) Safet Bajrin.
Sipas policisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Lajm i fundit/ Atentati mafioz me 3 jetë të humbura, shoqërohet në Polici Safet Bajri
Vrasja e Hamza Licit, Klodiana Lala: Kjo ngjarje do të “përvëlojë” Shkodrën
Atentati mafioz/ Policia zbulon çfarë u gjet në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit