Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri, betejë ajrore kundër flakëve!

    August 13, 2025

    Shqipëria po merr ndihmë të fuqishme nga Emiratet e Bashkuara Arabe në përballjen me situatën e jashtëzakonshme të zjarreve që ka përfshirë vendin. Dy helikopterë luftarakë të tipit “Black Hawk” të Forcës Ajrore të EBA-së janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës dhe po operojnë pa ndërprerje në të gjithë territorin.

    Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, këto mjete po japin një kontribut vendimtar në mbështetje të ekipeve nga toka, duke u përballur me flakët në disa prej vatrave më problematike.

    Gjeneral brigade Mudhafar Al Amri, drejtues i Shpëtimit dhe Zjarrfikjes në Autoritetin e Mbrojtjes Civile të Abu-Dabit, vizitoi sot terrenin në Gramsh për të ndjekur nga afër operacionet, duke rikonfirmuar gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Shqipërinë deri në stabilizimin e situatës.

    Drejtori i përgjithshëm i AKMC-së, Haki Çako, shprehu mirënjohjen për këtë mbështetje konkrete, e cila po sjell rezultate të prekshme në terren.

    Aktualisht, në të gjithë vendin janë regjistruar 37 vatra aktive dhe operacionet nga toka e ajri vijojnë intensivisht për neutralizimin e tyre.

    Black Hawk Emiratet e Bashkuara Arabe helikopterë Zjarret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.