Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme, teksa 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.
Burimet bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar në këtë ngjarje.
Por pamjet nga vendngjarja dëshmojnë se dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.
Si pasojë e përplasjes, në këtë segment të autostradës u shkaktua trafik i rënduar.
Policia po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.




