Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    DW: Çfarë është e gatshme të ofrojë Evropa për të mbrojtur Ukrainën?

    August 29, 2025

    Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të BE takohen në Kopenhagen. Çfarë është e gatshme të ofrojë Evropa për të mbrojtur Ukrainën?

    Këto javë janë periudhë ulje-ngritjesh për evropianët. Njëherë ata lihen mënjanë dhe as nuk merren në konsideratë, kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump negocion me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin. Pastaj befas ata vendosen në qendër të vëmendjes, sepse marrëveshja e supozuar duhet të mbështetet ushtarakisht, domethënë, të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën: Madje edhe me trupa tokësore të vendosura jo shumë larg fushave të betejës ukrainase e kryesisht pa mbështetjen e SHBA-së. Trump mund të përfytyrojë vetë të ofrojë pak mbështetje nga ajri, si u tha, pavarësisht se është e paqartë, ç’do të thotë kjo në rast krize.

    Që pas samiteve në Alaska dhe Uashington dhjetë ditë më parë po spekulohet rreth garancive të sigurisë pë Ukrainën, edhe pse armëpushimi që evropianët supozohet të garantojnë deri më tani nuk është arritur. E madje as që duket në horizont. Megjithatë, ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të BE do të duhet të adresojnë këtë çështje mjaft delikate në takimin e tyre në Kopenhagen (29.08.) .

    Kallas kërkon garanci “të besueshme dhe të fuqishme”
    Ka disa ide, si duhet të jenë garanci të tilla sigurie. Ato duhet të jenë “të besueshme dhe të fuqishme”, kërkoi shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas para takimit ministror në Kopenhagen. Paqeruajtësit perëndimorë duhet të jenë “të aftë të mbrojnë veten”. Vetë Komisionerja e BE-së, Kallas nuk ka trupa të BE dhe është e lirë nga presioni i marrjes së përgjegjësisë në rast emergjence. Situata ndryshon për ministrat e Mbrojtjes. Ka mjaft në ministritë e tyre që pyesin veten se si duhet të jetë vetëmbrojtja evropiane kur në anën tjetër ke një fuqi bërthamore.

    Ekziston konsensus brenda BE, se mbështetja amerikane ka tepër rëndësi, qoftë edhe vetëm për hir të parandalimit bërthamor. Franca dhe Britania e Madhe janë dy vendet që kanë shkuar më larg në lidhje madje edhe me vendosjen e ushtarëve të tyre në tokën ukrainase. Por edhe Emmanuel Macron dhe Keir Starmer gjithmonë i kanë kushtëzuar angazhime të tilla me përfshirjen amerikane.

    Cila është strategjia e Trump?

    Kjo përfshirje nuk dihet. Madje edhe njohës të mirë të Uashingtonit zyrtar, pyesin secilat interesa ndjek Donald Trump në Ukrainë.

    Çfarë po përpiqet të arrijë Donald Trump me samitet dhe telefonatat e tij kryesisht të papërgatitura? Kjo nuk kuptohet qartë. Njëherë ai e akuzon Ukrainën se në thelb është agresore pse zgjat lufta më shumë se tre vjet e gjysmë. Herë tjetër shpall Presidentin rus Vladimir Putin si problem, si dikush që përhap “mashtrime” dhe bën diçka krejtësisht të ndryshme nga ajo që sapo kishte premtuar në telefonatë.

    Por strategjia e Trump është thelbësore për evropianët dhe vlerësimin e rreziqeve për Evropën.  Thomas Kleine-Brockhoff, drejtor i Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP) është i mendimit, se “interesi i Trump në luftën e Ukrainës është riorganizimi i rendit botëror”. Presidenti amerikan po kërkon afrim me Rusinë me qëllimin e një rendi të madh fuqish “në të cilin lojtarët e mëdhenj vendosin dhe lojtarët e vegjël duhet të nënshtrohen”, u shpreh ai për ARD/Bruksel. Për Kleine-Brockhoff kjo shpjegon edhe pse zgjidhjet e propozuara nga vetë Trump janë shpesh në kurriz të Ukrainës. Një fund i shpejtë i luftës është përparësia e tij, “në mënyrë që ai të mund ta vendosë këtë rend me Putinin dhe Xi Jinping”.

    Si të mbrohet Ukraina e nga do të vijnë paratë?

    Edhe më urgjente se debati rreth mekanizmave mbrojtës pas armëpushimit – ende relativisht teorik – është pyetja shumë konkrete në Kopenhagen: si mund ta mbrojnë më mirë evropianët Ukrainën që tani. Forcimi i ushtrisë ukrainase konsiderohet si garancia më e rëndësishme e sigurisë për vendin – të paktën për momentin, dhe për sa kohë që Putini nuk tregon shenja të reduktimit të sulmeve ushtarake ndaj pozicioneve ushtarake dhe popullsisë civile.

    “Tani është bërë mjaftueshëm e qartë se Putini po luan me kohën”, shpjegon drejtori i Institutit DGAP, Kleine-Brockhoff. Prandaj, evropianët duhet t’ia bllokojnë planet Putinit. Kjo përfshin ndërtimin e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes ukrainase dhe bashkëpunimin në mbrojtje, por edhe burime të reja financimi – për shembull, pyetja se “si mund të përdoren asetet ruse në mënyrë më efektive se sot”. Kjo pritet të diskutohet të shtunën, kur të mbërrijnë edhe ministrat e Jashtëm në Kopenhagë. Disa prej tyre duan të konfiskojnë asetet ruse të investuara në Evropë dhe t’i përdorin ato për të mbështetur Ukrainën.

    Deri më tani, investimet ruse, të vlerësuara në mbi 200 miliardë euro, vetëm sa janë ngrirë. Evropianët po i tërheqin interesat e këtyre aseteve dhe po i kanalizojnë ato në ndihmë të Ukrainës. Megjithatë, disa kryeqytete evropiane, përfshirë Berlinin, janë të shqetësuar për hapat e mëtejshëm, për shkak të humbjes së besueshmërisë. Edhe shtete të tjera autoritare në Evropë mund të bëhen skeptike dhe të tërheqin asetet e tyre. Janë disa vende që duan ta parandalojnë këtë. Që kjo temë diskutohet në Kopenhagen lidhet me interesimin e kryediplomates, Kaja Kallas, po nëse do të ketë progres nuk dihet./DW

    Evropa Kopenhagen Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.