Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    DW: Beteja për Kancelar, Olaf Scholz ka besim te vetja

    February 19, 2025
    DW: Beteja për Kancelar, Olaf Scholz ka besim te vetja

    GJERMANI– Olaf Scholz rikandidon për SPD-në në zgjedhjet 2025, pavarësisht rezultateteve të dobëta në sondazhe.

    Ishte shtatori i vitit 2024 kur socialdemokrati, Olaf Scholz, u pyet në një intervistë për gazetën berlineze “Tagesspiegel” se çfarë shpresonte të shkruhej për të në librat e historisë. Përgjigjja e shkurtër dhe e thatë e 66-vjeçarit: “Mendoj se duhet të kemi kujdes nga politikanët që e mendojnë këtë para ose gjatë mandatit të tyre.”

    Ndoshta, tani ai po reflekton disi më shumë. Koalicioni i tij qeverisës, i përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP-ja, u shpërbërë para kohe. Nëse SPD-ja i humb zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 23 shkurt 2025 dhe CDU-ja merr përgjegjësinë mbi kancelarinë, atëherë Scholz do të bëhet kancelari socialdemokrat me mandatin më të shkurtër në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë.

    Olaf Scholz mbetet optimist

    Por Olaf Scholz është i vendosur për fitore – me të njëjtën këmbëngulje që kishte edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Atëherë, ashtu si tani, në sondazhe SPD-japërkrahej vetëm nga 15% e elektoratit, (me luhatje të vogla në sondazhe, shën. red.)  dhe Scholzin e tallnin për optimizmin e tij stoik. Por disa gabime të CDU-së i dhanë avantazh dhe socialdemokratët dolën fitues me 25.7% të votave.

    Scholz është përballur me shumë situata të vështira dhe kritike në karrierën e tij politike, por si kancelar ka pasur më shumë sfida njëkohësisht se çdo kancelar tjetër para tij. Vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës, Rusia pushtoi Ukrainën.

    Që atëherë, pyetja ka qenë si mund ta mbështesë Gjermania Ukrainën ushtarakisht pa u përfshirë drejtpërdrejt në luftë. Scholz e ka trajtuar këtë çështje me kujdes, por shpesh është akuzuar për hezitim. Ai vetë e quan këtë qasje “maturi”. Lufta ka sjellë pasoja: krizë energjetike, inflacion, rënie ekonomike, konflikte për politikën e azilit në BE dhe rritjen e paprecedentë të ekstremit të djathtë.

    Një qeveri e përçarë nga grindjet
    Koalicioni tripartiak i qendrës së majtë mes SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së ishte një aleancë plot kontradikta. I formuar nga domosdoshmëria për të siguruar një shumicë parlamentare, ky bashkim mes dy partive të majta dhe një partie ekonomike liberale nuk mundi të funksiononte gjatë. Konfliktet e vazhdueshme e bënë këtë qeveri më të papëlqyerën në historinë e Republikës Federale.

    Por Scholz nuk u ndikua nga kjo. Ai nuk e la veten të shqetësohej nga humbja e besimit të publikut dhe nuk reagoi ndaj popullaritetit të tij të ulët. Motoja e tij: të dëgjojë sondazhet, por të mos komentojë mbi to dhe të mos ndryshojë politikën në varësi të tyre. Ai gjithmonë përsëriste: gjithçka është e mundur.

    Socialdemokrat qysh në rini
    Për Scholz, posti i kancelarit federal është kulmimi i një karriere politike që ka nisur dekada më parë. Ai u bë aktiv në rininë socialdemokrate (Juso), ku mbështeste ide socialiste radikale dhe kritike ndaj kapitalizmit. Pasi u anëtarësua në SPD si student në vitin 1975, ai punoi për shumë vite si avokat i specializuar në të drejtën e punës në Hamburg, duke mësuar nga afër mekanizmat e ekonomisë dhe biznesit privat. Kjo eksperiencë e formësoi qasjen e tij pragmatike në politikë.

    Rrugëtimin në administratën publike e nisi si senator për punët e brendshme në Hamburg, për të vijuar më pas si ministër federal i Punës në koalicionin e parë të madh nën kancelaren kristiandemokrate, Angela Merkel, dhe më pas si kryebashkiak i qytet-shtetit të Hamburgut. Në vitin 2018, u kthye në Berlin si ministër i Financave dhe zëvendëskancelar në qeverinë e kancelares Merkel.

    Fjalime nga “Scholzomati” 

    Një nga nofkat që e ka ndjekur Scholzin gjatë gjithë karrierës së tij është “Scholzomat”, një kombinim i fjalëve “Scholz” dhe “automat”. Kjo fjalë u krijua nga gazeta e përjavshme “Die Zeit”, gjatë kohës që ai ishte sekretar i përgjithshëm i SPD-së (2002-2004), për të përshkruar mënyrën e tij të komunikimit: teknik, burokratik dhe i ftohtë, si një makinë që përsërit të njëjtat mesazhe politike.

    Ky imazh prej burokrati të mërzitshëm dhe pa karizëm e ndoqi për vite. Vetë Scholz e konsideron veten një pragmatist të përqendruar te puna, i cili flet aq sa është e nevojshme.

    SPD-ja nuk e donte si kryetar
    Vetëm vonë ai e kuptoi, se politika kërkon edhe aftësi për të komunikuar dhe për të ndërtuar një imazh personal. Gjatë garës për kreun e SPD-së në vitin 2019, ai tentoi ta ndryshonte këtë imazh: u tregua më emocional, më i afrueshëm dhe më i buzëqeshur. Por, sërish, nuk e fitoi besimin e partisë. SPD-ja kërkonte një lider më të majtë dhe zgjodhi një dyshe tjetër në krye.

    Nga humbës në kandidat për kancelar
    Edhe këtë humbje Scholz e përballoi me gjakftohtësi. Ai vijoi punën si ministër i Financave dhe nuk ndërhyri në udhëheqjen e re të partisë, duke pritur momentin e tij. Në fund, SPD-ja e emëroi si kandidat për kancelar, duke e ditur se asnjë prej drejtuesve të saj nuk kishte eksperiencën e nevojshme për të sfiduar CDU-në.

    Gjatë pandemisë COVID-19, Scholz u tregua i shpejtë në sigurimin e kredive dhe ndihmave financiare, duke u bërë një figurë kyçe në krizë.Ai përdorte fraza të shkurtra dhe të qarta si “Wumms” dhe “Doppel-Wumms”, që nënkupton aksione me goditje të përqendruara, ose dyfish të përqendruara, duke i siguruar atij një imazh të një lideri që vepron shpejt.

    Kancelari fjalëpak
    Edhe si kancelar, Scholz vazhdoi të ishte i rezervuar dhe i heshtur, duke mos kuptuar se komunikimi është një pjesë thelbësore e këtij posti. Heshtja e tij në momente kyçe dhe mungesa e qartësisë në fjalimet e tij bënë që popullariteti i tij të bjerë.

    Në SPD, disa menduan se partia do të kishte më shumë shanse nëse kandidati për kancelar do të bëhej ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai është politikani më i pëlqyer në sondazhe. Por në nëntor 2024, Pistorius deklaroi hapur se mbështet Scholzin, duke u dhënë fund spekulimeve.

    A do ta ndihmojë kjo Scholzin të sigurojë një mandat të dytë? Kjo mbetet për t’u parë në zgjedhjet e 23 shkurtit 2025./DW

    Beteja për Kancelar gjermani Olaf Scholz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.