Mediat ruse kanë pasqyruar me interes batutën ironike të kryeministrit Edi Rama drejtuar presidentit francez Emmanuel Macron, gjatë një takimi me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev.
RT publikoi një video ku Rama bën shaka me Macron, duke iu referuar një deklarate të mëparshme të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte pretenduar se kishte ndërmjetësuar “paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”.
Me ironi, Rama i tha Macron se ai dhe Aliev “më në fund kishin bërë paqe”, ndaj presidenti francez duhet t’i kishte uruar për këtë arritje. “Duhet të na kërkosh falje që nuk na uruar ende”, tha Rama mes të qeshurash.
Kjo skenë ndodhi në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës, ku tre liderët u panë duke biseduar në mënyrë miqësore.
Donald Trump është ngatërruar disa herë publikisht, duke përmendur Shqipërinë në vend të Armenisë — vend që ka pasur konflikte të gjata me Azerbajxhanin dhe ku liderët respektivë janë pritur në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të tij.
Albanian PM jokes about Trump's claim that he ended the war between 'Azerbaijan and Albania'
'You should make an apology to us,' Rama tells Macron
'Because you didn't congratulate us for the peace deal that President Trump made between Albania and Azerbaijan' pic.twitter.com/0bVbZ03dFW
— RT (@RT_com) October 2, 2025


