Një alarm u dha mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Kopenhagenit, në Danimarkë pasi disa dronë u shfaqën në hapësirën ajrore, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë mbylljen e menjëhershme të aeroportit, raporton Reuters.
Aeroporti, i cili ndodhet pranë kufirit me Suedinë, ndali ngritjet dhe uljet e avionëve që prej orës 20:26 sipas kohës lokale. Sipas faqes së specializuar Flightradar, të paktën 11 fluturime janë devijuar në aeroporte të tjera, ndërsa situata po mbahet nën vëzhgim nga autoritetet ajrore daneze.


