VLORË– AMP për rajonin Vlorë-Gjirokastër ka vënë në pranga punonjësin e policisë S. Gj., me detyrë shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Akademia e Sigurisë), pasi u kap duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.
Bazuar në njoftimet e policisë mësohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ku S. Gj. humbi kontrollin mbi një automjet tip Volksëagen (ambulancë), duke shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara pranë rrugës.
Menjëherë pas aksidentit punonjësi i policisë iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi pozitiv me një normë prej 1.16 mg/l dhe 1.14 mg/l, duke konfirmuar gjendjen e dehjes në momentin e ngjarjes. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e arrestoi në flagrancë për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë./Radar.al
“Ilir Vrenozi ‘STAR’ i kësaj fushate”/ Berisha: U tregua epik, zhvilloi një betejë si…


