TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha sot teksa është pyetur në konferencën me gazetarët për personazhin demokrat të rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, e ka cilësuar si një “star”-i të kësaj fushate.
Berisha e konsideroi ndërveprimin e tij me kryeministrin Edi Rama si “epik”, ndërsa e krahasoi atë me betejën biblike mes Davidit dhe Goliathit.
“Ilir Vrenozi ishte epik. Zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin, E kllaposi Ramën, e dërrmoi. Rama shkoi me atë mentalitetin anadollak për ta blerë, por ai i dha një përgjigje që Rama s’e ka parë ndonjëherë. Rama nuk ka turp. Vrenozi është faktikisht stari i kësaj fushate.”- u shpre Berisha./Radar.al