Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    Merr formë bajpasi i Tiranës , mbi 30% e punimeve janë përfunduar, Karakaçi inspekton situatën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ndahet grupi i Laert Haxhiut në burg, nisin hetimet për drejtorin dhe shefin e policisë në Drenovë

    July 10, 2025
    Ndahet grupi i Laert Haxhiut në burg, nisin hetimet për drejtorin dhe shefin e policisë në Drenovë

    TIRANË- Janë ndarë në sektorë të ndryshëm tre anëtarët kryesorë të grupit të Laert Haxhiut, që vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Vendimi për ndarjes dhe diferencimin e tyre është marrë nga Drejtori i burgut të Drenovës, ndërsa Laert Haxhiu që prej datës 29 qershor 2025 është futur në izolimin e këtij burgu.

    Ndërkohë pritet që kreu i SPAK, gjatë kësaj kohe ti propozojë komisionit të posaçëm, për izolimin në rregjim “41 bizz” të 3 anëtarëve të këtij grupi kriminal Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu.

    Nga ana tjetër prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për ish-Drejtorin e Burgut, Fatjon Fasho dhe ish-shefin të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli, të cilët janë kallëzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

    Ky grup vepronte në disa qytete si Lushnjë, Tiranë, Pogradec, Durrës, Tepelenë, Peqin, Korçë dhe Greqi, duke kryer krime të ndryshme nga shitja e lëndëve narkotike, vjedhja, gjobëvëniet, e deri tek krimet e rënda si shkatërimi i pronës me eksploziv dhe vrasjet.

    Sipas një raporti të publikuar disa ditë më parë nga “Ora Neës”, e gjithë banda ishte akomoduar në një sektor dhe me dhoma ngjitur nga njëra-tjetra.

    Në dhomën Nr.4, dhomën Nr.5 dhe dhomën Nr.6, qëndronin të dënuarit Laert Haxhiu, Orgest Bilbili, Anterio Kaloshi, Vladimir Kurti dhe Xhensi Lipo.

    Por një kontroll “blic” nga skuadra operacionale e Policisë së Burgjeve, çoi në kapjen e 4 aparateve telefonike të markave “Iphone” dhe “Samsung”, kufje me bluetuth dhe karikusa.

    Kjo situatë çoi në një skandal të vërtetë, pasi drejtuesit kryesorë të grupit të Lushnjës, ishin përqëndruar së bashku në një sektor të sigurisë së lartë, duke pasur të gjithë aparate telefonike të markave të fundit.

    Për më tepër raportet e shërbimit flasin se para këtij skandali të rëndë, një incident tjetër ka ndodhur në këtë sektor, pasi një femër me emrin Z…, ka hyrë për të zhvilluar takim special me një të dënuar tjetër, por në fakt në dhomë takimi është kryer me Laert Haxhiun.

    Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjetër.

    Ndërkohë ndaj Haxhiut dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij, janë dhe dy procese gjyqësore të hapura në prokurorinë e posaçme SPAK, ajo e vrasjes së Besnik Hidës, ku Laert Haxhiu ka vepruar së bashku me Orgest Bilbilin, Ardian Ahmetin i njohur si “Pepe” dhe persona të tjerë.

    Ndërsa dosja tjetër që lidhet me Laert Haxhiun, është ajo e vrasjeve seriale, vjedhjeve, shkatërrimit të pronës me ekspluziv të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ku i penduar është bërë Artan Tafani./OraNews

    Artan Tafani Drenovë laert haxhiu shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    July 28, 2026

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    July 28, 2026

    Merr formë bajpasi i Tiranës , mbi 30% e punimeve janë përfunduar, Karakaçi inspekton situatën

    July 28, 2026

    Zbulohet laborator droge në Itali, sekuestrohen 15 kg ko*ainë, arrestohen dy shqiptarë

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.