Pas draftit të PS të depozituar në Kuvend për Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet e propozuara, ka reaguar deputeti i PD, Ervin Salianji.
Salianji u shpreh se ky propozim i heq të drejtën e votës milionave qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërie.
“Propozimi i Partisë Socialiste depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet! Në 11 Korrik ora 20:00 protesto!”, shkruan Salianji.