Fermerët e fshatrave të zonës së Maliqit dolën sot në protestë për mungesën e tregut për prodhimet e tyre, që kanë mbetur të prashitura.
Ata u mblodhën me mjetet e tyre në afërsi të fshatit Drithas, me qëllim që të bllokojnë rrugën.
Pas përfundimit të protestës, drejtuesit e mjeteve bujqësore janë ndëshkuar me masa administrative deri në 1 milion lekë të vjetra.
Në komentin e gjobës thuhet se drejtuesit e mjeteve kanë zënë sipërfaqen rrugore, më konkretisht aksin rrugor Libonik-Drithas pa leje dhe pa shkaqe të arsyeshme duke penguar qarkullimin e mjeteve të tjera.

Sipas fermerëve këto gjoba janë abuzive, ata shprehen se mjetet ndodheshin jashtë vijës së bardhë të karrexhatës.


