Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Do u kthejmë dinjitetin shqiptarëve, Rama publikon letrën e Trump: Shqipëria ftohet në Bordin Ndërkombëtar të Paqes

    January 18, 2026
    Screenshot

    Kryeministri Edi Rama ka bërë publike një letërn që ka marrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në të cilën ai falënderon Shqipërinë dhe fton zyrtarisht vendin tonë të bëhet pjesë e një iniciative ndërkombëtare për paqen globale.

    Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shprehet se letra përfaqëson një vlerësim dhe një përgjegjësi, duke theksuar se do të bëjë gjithçka për të lartësuar emrin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve.

    Sipas përmbajtjes së letrës, Presidenti Trump i referohet Planit Gjithëpërfshirës me 20 pika për përfundimin e konfliktit në Gaza, i shpallur më 29 shtator 2025 dhe i mbështetur më pas nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së përmes Rezolutës 2803. Në këtë kuadër, parashikohet krijimi i një strukture të re ndërkombëtare të quajtur “Bordi i Paqes”, i cili do të funksionojë si një administratë qeverisëse tranzitore për ndërtimin e paqes së qëndrueshme.

    Trump fton zyrtarisht Shqipërinë, të përfaqësuar nga Kryeministri Rama, të bashkohet si Shtet Anëtar Themelues i këtij Bordi dhe të nënshkruajë statutin përkatës. Në letër theksohet se kjo nismë synon ndërtimin e paqes së përhershme, mirëqenies dhe stabilitetit global, duke përfshirë një grup vendesh dhe udhëheqësish botërorë të angazhuar në këtë proces.

    Në përfundim të mesazhit, Presidenti amerikan shpreh gatishmërinë për bashkëpunim afatgjatë me Shqipërinë në funksion të paqes botërore dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

    letra rama Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.