Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe trashëgiminë kulturore, UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

    Zbardhet vra*ja e 85-vjeçares në Kurbin, arrestohet vajza e saj; procedohet edhe mjekja që e regjistroi si vdekje natyrale

    Ekstradohet nga Italia një i dyshuar për vra*je për gjakmarrje dhe fshehje ku*ome

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Do ta paguajë me kokën e vet”/ Kapja e 930 kg drogë në Ekuador, Suel Çela-biznesmenit Bujar Shega: Më gjej tradhtarin

    November 30, 2024
    “Do ta paguajë me kokën e vet"/ Kapja e 930 kg drogë në Ekuador, Suel Çela-biznesmenit Bujar Shega: Më gjej tradhtarin
    Suel Çela

    TIRANË– Suel Çela, i dyshuar si koka e grupit kriminal në Elbasan,  akuzohet nga SPAK se është përfshirë në dy episode të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt porteve të Evropës.

    Sipas gazetares Klodiana Lala, në episodin e parë Suel Çela ka bashkëpunuar me biznesmenin Bujar Shega, një nga financuesit kryesorë të sasisë prej 930 kg kokainë që u sekuestrua në Portin e Ekuadorit, në kuadër të operacion “Boya Roja”.

    Ndërkohë bazuar në dosjen hetimore, kur kontejneri mbërriti bosh në port, Çela i kërkoi biznesmenit Bujar Shega, të hetojë, ndërsa ky i fundit iu përgjigj se do t’i shkonte deri në fund dhe ka kërkuar letrat e kamerat e sigurisë së Portit.

    Gjatë bisedës Çela e lajmëron Shegën se nëse ka pasur tradhti nga personi që kishte marrë përsipër nxjerrjen e drogës nga Porti, atëherë ai duhet ta paguante me kokën e tij.

    Ndërsa në episodin e dytë, Suel Çela bashkëpunon me Ergys Dashin, i ekzekutuar në Ekuador.

    446 kg kokainë që grupi nisi nga Ekuadori drejt Holandës u sekuestrua në Portin e Roterdamit gjatë aksionit policor të datës 5 janar 2021. Ergys Dashi e informoi në atë kohë Suel Çelën për kapjen e drogës nga agjencitë, duke u shprehur se po haste vështirësi në gjetjen e dokumenteve për t’ja provuar këtë.

    Këtu rezulton të jetë i përshirë dhe Xhino Roka, i cili kryente transfertat e parave nga BE-ja drejt vendeve të Amerikës së Jugut. Ergys Dashi përshkruhet nga hetuesit si një figurë qendrore në narkotrafik, me lidhje të forta në Ekuador, por që kërkonte aleancë me Suel Çelën për të garantuar nxjerrjen e sasive të kokainës në portet e Europës.

    Në rast se do të realizohej, Ergys Dashi garantonte Suel Çelën se mund të niste deri në 10 ton kokainë. Sipas dosjes, në çdo rast ngarkesat fillonin nga 300 kg e lart, pasi në këtë mënyrë kishin dhe mundësi financiare për të korruptuar zyrtarët. Ergys Dashi ishte i pari që kuptoi se ishin tradhtuar nga telefonat SkyEcc, pasi këtë shqetësim ia kishte shprehur edhe Suel Celës. Dhe janë pikërisht komunikimet e SkyEcc që kanë ndihmuar SPAK që të orientohet drejt provave dhe zbardhë aktivitetin kriminal të organizatës së Suel Celës./Radar.al 

    Bujar Shega Ergys Dashi suel cela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe trashëgiminë kulturore, UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

    June 6, 2026

    Zbardhet vra*ja e 85-vjeçares në Kurbin, arrestohet vajza e saj; procedohet edhe mjekja që e regjistroi si vdekje natyrale

    June 6, 2026

    Ekstradohet nga Italia një i dyshuar për vra*je për gjakmarrje dhe fshehje ku*ome

    June 6, 2026

    Kapet në Kurbin i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 7 vite burg për trafik dro*e

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.