TIRANË– Një shtetas shqiptar kishte harruar një çantë supi brenda së cilës kishte 27 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur tek qendra tregtare TEG.
Nga pamjet shihet që çanta ka qenë e varur në një karrocë supermarketi, teksa ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.
Policia e Tiranës raporton se “Security” i qendrës tregtare në bashkëpunim me uniformat blu, pas verifikimeve kanë gjetur pronarin e çantës dhe ia kanë dorëzuar.


