TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë fjalës së tij në takimin për firmosjen e marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës u ndal te barazia gjinore dhe mbështetje e qeverisë për fuqizimin e grave dhe vajzave.
“Uroj që studentet që do të përfshihen në këtë program, që synon rritjen e numrit të vajzave në një fushë ku në fakt ne nuk kemi një problem të pabarazisë gjinore, dhe programi është i tillë që ne nuk kemi mundësi ta refuzojmë, por programi hyn në një kuadër ndërkombëtar, unë përsëris atë që tha ministrja: Që djemtë të mos dekurajohen nga thirrja për vajzat. Koha po e tregon që mbështetja për gratë dhe vajzat është investimi më i vyer. Të jetë një investim që t’i motivojë burrat, sepse janë më të rehatuar. Nuk kemi se çfarë bëjmë tjetër veçse me dinjitet të dorëzohemi para këtij fakti, të bindur që nuk do t’i kalojmë por të paktën të jemi në lartësinë e të qenit bashkudhëtarë të tyre dhe tu rrimë në krahë me dinjitet.”-tha Rama./Radar.al
Sheyna, 14 vjeçarja nga Florida krijon një xhel që eliminon mbi 90% të mikroplastikës në ujë
Zgjedhjet në Tiranë/ Opozita ka rënë dakord për tre emra (EMRAT)
Nga Çepani, Hasimja deri tek Haçka kush janë tre emrat e opozitës!


