TIRANË– Djegia e pallatit në Tiranë, arrestohet administratori i pallatit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, një prej të arrestuarve është menaxheri i një marketi në zonë, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me rrethanat që çuan në përhapjen e flakëve. Sakaq, në pranga ka përfunduar edhe administratori i pallatit.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë./Radar.al


