Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagosi me armë 56-vjeçarin në një lokal në Tiranë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    E pazakontë në Angli, mesfushori i Sheffied United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Djali dhe gruaja e Ardian Nikulajt: Si i mikpritëm britanikët e kamufluar si turistë

    August 27, 2024

    Rreth një vit nga vrasja e bashkëshortit, Ardianit, Vera Nikulaj ka thyer heshtjen duke ka folur për gazetarin Tom Kelly, i Daily Mail, i cili ka udhëtuar drejt Shëngjinit.

    Në shkrimin e Daily Mail, thuhet se familja e Ardianit pranoi të flasë vetëm pak ditë para vendimit të ekstradimit në gjykatën e Londrës.

    Bashkëshortja e Ardianit me detaje ka treguar se si familja e saj mikpritën në hotelin e sapo inauguruar si miq grupin e vëzhgimit të britanikëve, të cilët ndihmuan vrasësin.

    Vera e ulur shumë afër tavolinës me mbishkrimin “rezervuar” atje ku iu vra bashkëshorti, nuk i mban dot lotët dhe tregon frikën nga vrasës të mundshëm shqiptarë, por kurrë nuk e mendonte se britanikët do të përfshiheshin në sulmin e vrasjes.

    Daily Mail shkruan se ajo fillimisht pa Harriet Bridgeman, e cila është nëna e një djali, në restorantin e hotelit.

    “Ajo tentonte të kishte kontakt me sy me Ardianin. I fola asaj dhe i thashë se unë flas anglisht dhe si mund ta ndihmoja. Na kërkoi t’i gjenim një makinë me qira dhe Ardiani i ndihmojë për këtë”, është shprehur Vera.

    Një ditë më pas, familja Nikulaj ishte duke darkuar në restorantin e tyre dhe pak më tutje ishte Bridgeman me një burrë tjetër britanik.

    “Ajo donte të paguante me një kredit kartë por nuk i punoi. Ardiani u tha nuk ka gjë nuk kishte pse shqetësoheshin dhe ai pagoi për ata. Ata na u afrua dhe falenderuan Ardianin për pagesën e ushqimit“, ka treguar Vera.

    Për Daily Mail, ka folur edhe djali Ardianit, Luisi, tani 14 vjeç, duke treguar se si ai pa Harry Simpson afër bilardos me pamje nga restoranti ku babai i tij do të vritej më vonë.

    Luis Nikulaj ka thënë:

    “Ditën tjetër unë po ushqehesha dhe ai ishte në të njëjtën tavolinë. Po haja fasule dhe Simpsom më tha: ‘Më lër ta provoj këtë ushqim tradicional shqiptar. Ai mori lugën time dhe nisi të ushqehet me fasule nga pjata ime. I tregova nënës time se ai ishte një person disi i çuditshëm. Po babi më tha mos u shqetëso bir ai është thjesht një turist dhe s’ke pse shqetësohesh prej tij’”.

    Në ditën e tretë, pasi mbaroi picën dhe birrën e tij në restorant, Simpson mori tabakanë e tij dhe u përpoq ta mbante pas një perde në restorantin e hotelit ku punonin stafi dhe familja.

    Ardiani i tha: Mos u shqetëso, lëre në tavolinë, je me pushime.

    “Por Simpson ishte shumë kurioz të dinte se çfarë kishte pas perdes”.

    Vrasësi i dyshuar Ruben Saraiva, një britanik i lindur në Portugali, u pa gjithashtu duke përgjuar në një shkallë afër skenës së të shtënave një ditë para vrasjes.

    Fëmijët vendas raportuan se kishin parë një ‘burrë të çuditshëm gjatë gjithë kohës’ dhe njëri ishte në gjendje të jepte një vizatim të detajuar pas vrasjes, thanë të afërmit.

    Ardian Nikulaj britaniket v rasje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagosi me armë 56-vjeçarin në një lokal në Tiranë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

    April 18, 2026

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    April 18, 2026

    E pazakontë në Angli, mesfushori i Sheffied United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

    April 18, 2026

    Punonjësit dhe Kryetari i infektuar me HIV/AIDS? Bashkia e Gjirokastrës: Po synojnë të na dëmtojnë figurën!

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.