Këngëtarët Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar.
Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj.
Sipas Gjykatës, Xhensila Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen.
Bes Kallaku ka vendoshur gjykata, ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht.
Kujtojmë se para disa kohësh, teksa foli për divorcin me Bes Kallakun, Xhensila Myrtezaj u pyet edhe për të gjitha aludimet që janë hedhur në rrjet gjatë kohës që të dy ata nuk kanë folur për ndarjen.
Arbana: Është aluduar në rrjet se divorci juaj ishte një farsë për të maskuar pasuritë e vëna gjatë martese/
Xhensila Myrtezaj: Legjenda urbane. Hipoteza ka pasur pafund po unë s’bëj dot kompromis me jetën për asgjë e askënd. Jeta është e vlefshme për ta mbajtur peng të dëshirave të të tjerëve, unë zgjodha Xhensilën e nevojat e saj unë sot e dua shumë veten time.
Sa i përket hipotezave hidhen poshtë.
A ka pasur një person të tretë që ka ndikuar në ndarjen tuaj?
Xhensila: Përgjegjësia është e dyanshme kur ka probleme në çift duhen dy për ta kërcyer tangon, se marrëdhënia kthehet marr ose jap. Problemet nuk zhvillohen domosdoshmërisht nga një palë e tretë të paktën në rastin tonë s’ka ekzistuar kurrë për këtë pjesë jemi të dy të qetë.
Radar.al


