Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Eurovision zgjerohet, Kanadaja i bashkohet festivalit nga viti 2027

    FIFA ngre alarmin: 89 mijë postime me gjuhë urrejtjeje gjatë fazës së grupeve të Botërorit

    Rrëzohet helikopteri i Marinës amerikane në Detin Arabik, një ushtarak rezulton i zhdukur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dita e Verës në Tiranë, si do devijohet trafiku për 2 ditë

    March 11, 2026

    TIRANË-Tashmë është bërë traditë, Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej orës 12:00 të datës 13 mars, deri në orët e para të datës 15 mars.

    Po ashtu, Bashkia e Tiranës bën me dije se janë planifikuar një sërë aktivitetesh festive për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.

    Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtyre aktiviteteve dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku është planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

    Më konkretisht:

    Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në segmentet rrugore dhe oraret si më poshtë vijon:

    1. Nga data 13 mars 2026, ora 22:00, deri më 14 mars, në orën 18:00:

    -Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme, deri në fillim të ish “Hotel Dajti”;

    -Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e ish “Hotel Dajti”, deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

    -Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;

    -Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi”, deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”;

    1. Nga data 13 mars 2026, ora 12:00, deri në datën 15 mars, në orën 02:00

    -Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Brigada VIII”;

    -Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Sami Frashëri”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjin Bue Shpata”.

    1. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:

    Në rrugën “Lek Dukagjini”;

    Në rrugën “Abdyl Frashëri”;

    Në rrugën “Papa Gjon Pali II”;

    Në rrugën “Sami Frashëri”;

    Në bulevardin “Zhan D’Ark;

    Në bulevardin “Bajram Curri”;

    Në rrugën “Myslym Shyri”;

    Në rrugën “Abdi Toptani”.

    1. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdoj lëvizjen si më poshtë:

    Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit”, do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek bulevardi “Zogu I”./Radar.al

    Bashkia e Tiranës Dita e Verës në Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Eurovision zgjerohet, Kanadaja i bashkohet festivalit nga viti 2027

    July 1, 2026

    FIFA ngre alarmin: 89 mijë postime me gjuhë urrejtjeje gjatë fazës së grupeve të Botërorit

    July 1, 2026

    Rrëzohet helikopteri i Marinës amerikane në Detin Arabik, një ushtarak rezulton i zhdukur

    July 1, 2026

    Pikëpyetje mbi financimin e Aeroportit të Vlorës: Kredia 100 milionë euro dhe transparenca e munguar e investitorëve

    July 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.