Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    Derbi i Kryeqytetit, Tirana mposht Partizanin me përmbysje spektakolare

    Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare në Tiranë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Disiplina e FSHF-së me ‘dorë të hekurt’, dhjetra gjoba dhe pezullime për lojtarë e zyrtarë brenda ditës

    February 20, 2025

    Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet për ngjarjet futbollistike të javës së kaluar. Bien në sy gjobat e shumta për sjelljet e gabuara të tifozëve dhe pezullimet në masë të disa zyrtarëve në ligat më të ulëta.

    Gjobë për Tiranën, Vllazninë dhe Bylisin, kjo për shkak të parregullsive nga ana e tifozëve.

    Vendimet e plota:

    1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
    2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
    3. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke përdorur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
    4. Zyrtari i FK Kukësi, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    5. Zyrtari i KF Lushnja, Marjus Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    6. KF Naftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
    7. Zyrtari i KF Naftëtari, Sajmir Gega, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    8. Lojtari i KF Shiroka, Henri Çela, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    9. Zyrtari i KF Osumi, Julian Karthica, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    10. Lojtari i AF Triumph U-19, Fabjan Metalija, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    11. KF Laçi U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder KF Turbina U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
    12. AS Luftëtari U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Memaliaj U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
      Lojtari i Djemtë e Detit U-17, Jurgen Lila, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    13. Lojtari i Shkëndija Durrës U-17, Eldion Beqiraj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    14. Lojtari i Shqiponjat 2017, U-13, Maringlen Dulla, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    15. Lojtari i KF Vora U-15, Erman Gjoka, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    16. Lojtari i Studenti U-15, Martin Laja, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    17. Lojtari i Labëria FC U-14, Noel Demo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    18. Lojtari i Akademia e Futbollit U-14, Eljon Xhebexhia, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
    19. Pranimin e kërkesës së lojtarit Albi Balliu, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.25 datë 06.02.2025 të KDE, për pikën 23, duke vendosur dënimin e lojtarit me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, në bazë të nenit 14/1/b të KDE.
    20. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FK Apolonia, Maringlen Kule, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
    21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të CCBS, Ermal Bala, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
    22. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-17, Arlind Bushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
    23. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
    disiplina fshf gjoba
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Presidenti i SHBA anulon takimin, Trump: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

    April 25, 2026

    Derbi i Kryeqytetit, Tirana mposht Partizanin me përmbysje spektakolare

    April 25, 2026

    Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare në Tiranë

    April 25, 2026

    Lufta në Ukrainë, Zelensky: I gatshëm të takohem me Putinin, por jo në Rusi

    April 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.