SPANJË– Da Vinci, super jahti 28 metra është përfshirë nga flakët dhe është fundosur pranë bregut të ishullit spanjoll Formentera.
Raportohet se zjarri ka rënë befas, duke shkaktuar panik në bord. Në jaht ndodheshin gjithsej katër pasagjerë, dy anëtarë të ekuipazhit dhe kapiteni.
Fatmirësisht, të gjithë u evakuuan në mënyrë të suksesshme pa pësuar lëndime serioze, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të organizuar të ekuipazhit dhe autoriteteve lokale. Shkaku që çoi në zjarrin e jahtit nuk është ende i qartë dhe po hetohet nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e saktë të ngjarjes./Radar.al


