TIRANË– Eksperti i gurëve të çmuar, Jon Rexha teksa ka qenë i ftuar në një intervistë në Media Radar, ka folur për diamantët por edhe për gurët e tjerë natyralë.
Ai ka shpjeguar se klasiku dhe më i kërkuari është diamanti i bardhë, ndërsa ka shtuar se vitet e fundit janë shtuar edhe ngjyra kafe dhe e verdhë pasi janë trend.
“Unë jam specializuar tek pjesa e dizanjit dhe tek diamantet. Kur them diamant flas edhe për gurë të tjerë të çmuar por diamantin po marrim si atë bazën që të gjithë njohinm mbi të cilën të gjithë duhet të edukohen, të interesohen. Unë merrem me selektimin e diamantëve me përzgjedhjen. E në fund me dizanjin sesi do të krijohet produkti në fund. Është e vështirë normalisht. Pjesa më e vështirë është pjesa e punimit. Ajo është ku tregohet me të vërtetë kualiteti mënyra sesi montohet, mënyra sesi punohet është ajo që bën diferencën kur e ndjen në dorë për klientin.”-tha ai.
Ti e the pak që njerëzit janë të edukuar më shumë nga diamanti por nuk është vetëm diamanti gur i çmuar. Cilët janë gurët që preferohen shumë në punën tuaj, por që janë stilistikisht edhe të bukura?
Rexha: Diamanti i bardhë është klasiku, e njohin të gjithë, vitet e fundit diamantet me ngjyrë kanë hyrë shumë në modë. Kanë qenë gjithmonë zgjedhje e investitorëve dhe koleksionistëve. Mos më keqkupto, shumë vite më para koleksionistët, ato që i njohin diamantet dhe gurët e çmuar i kanë përzgjedh gjithmonë. Sot janë bërë më të famshëm për shkak të trendeve të fundit edhe diamantio brown, yellow, e të tjerët pastaj me rradhë, janë bërë shumë të kërkuar te klientët. Gurë të tjerë të çmuar që unë do sugjeroja gjithmonë njerëzit të shihnin janë tre kryesorët. Zafir, Rubin, Smerald. Treshja e artë pas diamantit. Pastaj ka plot gurë të tjerë për koleksionitë siç është spineli, turmalina, Paraiba./Radar.al


