VLORË– Një 31-vjeçar i identifikuar si G.Ll., është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pas dyshimeve për ushtrim dhune ndaj prindërve të tij.
Bazuar në njoftimin zyrtar, ai akuzohet për dhunë psikologjike në familje. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurori. Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij./Radar.al


