Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua në autostradën Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës Berat-Tiranë doli nga rruga dhe u përmbys pasi u përplas me bordurat anësore.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mes të lënduarve ndodhet edhe një fëmijë, i cili raportohet se është në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i autobusit ka pësuar një problem shëndetësor gjatë drejtimit të mjetit, si infarkt, ose ka kaluar në gjendje përgjumjeje, çka mund të ketë shkaktuar humbjen e kontrollit mbi autobusin.
Autobusi ishte në shërbim të linjës Berat-Tiranë, një itinerar që operon prej kohësh. Shkaqet e sakta të aksidentit pritet të përcaktohen pas hetimeve të autoriteteve.


