Detaje të reja janë mësuar mbi ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku pas një sherri mes nxënësve humbi jetën një 14-vjeçar.
Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se sherri ka nisur para dy javëve në rrjete sociale.
“Dy ditë më parë ka patur një përballje mes tyre. Ndërsa ditën e sotme në pushim të gjatë, viktima është konfliktuar në oborr me një nga autorë, ku ka ndërhyrë oficeri i sigurisë së shkollës dhe ka ndaluar sherrin, por nuk ka njoftuar policinë.Një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, ka lajmëruar nxënësit e tjerë të shkollës së Saukut. Pas mësimit, viktima dhe i plagosuri kanë dalë në një rrugicë 150 metra dhe janë konfliktuar sërish. Më pas janë përfshirë dhe të tjerë dhe kanë sulmuar me thika 14-vjeçarin që mbeti viktimë dhe shokun e tij që mbeti plagosur”, tha gazetari.
LEXO EDHE:
Ngjarja e rëndë te “Fan Noli”. Ja çfarë fiksuan kamerat e sigurisë


