Site icon Informohu siç duhet

Detaje të reja/ Nxënësit ishin në konflikt prej 2 javësh. Roja e shkollës e dinte por nuk reagoi

Detaje të reja/ Nxënësit ishin në konflikt prej 2 javësh. Roja e shkollës e dinte por nuk reagoi

Detaje të reja janë mësuar mbi ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku pas një sherri mes nxënësve humbi jetën një 14-vjeçar.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se sherri ka nisur para dy javëve në rrjete sociale.

“Dy ditë më parë ka patur një përballje mes tyre. Ndërsa ditën e sotme në pushim të gjatë, viktima është konfliktuar në oborr me një nga autorë,  ku ka ndërhyrë oficeri i sigurisë së shkollës dhe ka ndaluar sherrin, por nuk ka njoftuar policinë.Një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, ka lajmëruar nxënësit e tjerë të shkollës së Saukut. Pas mësimit, viktima dhe i plagosuri kanë dalë në një rrugicë 150 metra dhe janë konfliktuar sërish. Më pas janë përfshirë dhe të tjerë dhe kanë sulmuar me thika 14-vjeçarin që mbeti viktimë dhe shokun e tij që mbeti plagosur”, tha gazetari.

LEXO EDHE:

Detaje rrëqethëse nga sherri te “Fan Noli”/ Gazetarja zbulon: Nxënësi u qëllua 6 herë në zemër dhe bark

Ngjarja e rëndë te “Fan Noli”. Ja çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Exit mobile version