BERAT– Janë zbuluar detaje të nga shpërthimi me lëndë plasëse në Berat. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lokalin e shtetasit Sali Fetiu në lagjen “Çlirim” në Berat. Sasia e vogël e lëndës plasëse, që është hedhur në orën 04:00 të mëngjesit, ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në derën hyrëse.
Lokali në pronësi të shtetasit Sali Fetiu vijon të jetë i mbyllur prej 2-vjetësh dhe në xhamat e tij shihet tabela “Jepet me qira”. Grupi hetimor po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth. Dyshohet se hedhja e lëndës plasëse ka qenë një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit, 37-vjeçarin Asllan Fetiu.
Ky i fundit, në 24 Mars 2024 ka plagosur me thikë në lokalin përballë një klient 85 vjeç që gjendej brenda në lokalin ku 37-vjeçari Asllan Fetiu, në gjendje të dehur, ka kërkuar një shtetas në lokal dhe pasi nuk e ka gjetur ka qëlluar me thikë klientin 85-vjeç Todi Biçaku.
Burimet policore bëjnë me dije se plagosja e dy muajve më parë nuk është pista e vetme ku po hetohet, por po hetohet edhe në pistën e larjes së hesapeve të pazareve të prishura të bizneseve të kundraligjshme jashtë shtetit./Radar.al
Shpërthim me eksploziv në derën e një lokali, raportohet për dëme materiale


