BERAT– Në orët e para jë shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në derën e një lokali në Berat.
Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja u regjistrua rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen “Çlirim”, ndërsa lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale S.F.
Bëhet me dije se nga shpërthimi kanë mbetur vetëm dëme materiale, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në derën e një lokali në Berat.
“Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”-raporton policia./Radar.al


