Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me vrasjen e efektivit në Kosovë, Muhamed Lika.
Gazetarja Leonita Bajrami, bën me dije se sipas prokurorisë, vrasja është kryer nga dy persona.
Më tej mësphet se aktualisht po hetohet në disa pista.
Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkinit, referuar provave të mbledhura deri më tani mendohet të ketë qenë vrasje e planifikuar.
Çerkini bën me dije se janë siguruar dhe pamje nga kamerat e sigurisë por akoma nuk ia kanë dalë të identifikojnë autorët.


