Mjekët e Spitalit Universitar Nënë Tereza janë përpjekur për rreth një orë të shpëtonin Gert Bogdanin këtë të mërkurë, (18 shtator) kur mbërriti pa ndjenja në ambientet e QSUT.
Por përpjekjet kanë rezultuar pa rezultar, thanë burimet nga bluzat e bardha.
Ish deputeti i PD, kishte humbur ndienjat teksa ndodhej në një konferencë në Tiranë këtë të mërkurë. Në mënyrë të menjëhershme ka pasur gjendje të fikti, çka ka rezultuar fatale.
Edhe pse miqtë e tij e transportuan në spital menjëherë, ai nuk shpëtoi dot.
Mësohet se Bogdani nuk vuante më herët nga probleme kardiovaskulare.
Diagnoza që kanë përshkruar mjekët është arrest kardiak respirator.


