KOSOVË– Edhe këtë të mërkurë të 4 Qershorit në seancën e sotme nuk u arrit konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi nuk u miratua propozimi për krijimin e komisionit zgjedhor, një hap i domosdoshëm për mbajtjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi subjektet politike të propozonin anëtarët e tyre për këtë komision, por propozimi nuk kaloi, duke bërë që procesi të dështojë edhe një herë, transmeton Telegrafi.
Kjo shënon dështimin e 26-të për konstituimin e Kuvendit.
Seanca u ndërprerë për të vazhduar më 5 qershor./Radar.al
Sot seancë plenare/ Tentativa e 26 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në Janar-Prill, u ndikuan nga ndërtimet në bregdet e Tiranë
U dëmtua gjatë punës në uzinën e ferrokromit, 51-vjeçari në gjendje të rëndë tek trauma


