TIRANË- Rigels Rajku i cili njiher me emrin e artit si Noizy, sot sëbashku me babain e tij, Bashkim Rajku, janë paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrrupsion.
Bëhet me dije se ata janë thirrur në cilësinë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut.
Ata janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.
Për episodin e tritolit në dyqanin e Noizy-t në Durrës, avokatët e tij kërkuan të thirret si dëshmitar Bashkim Rajku dhe djali i tij Noizy.
Tritoli ne lokalin e reperit
Grupi i Laert Haxhiut mësohet se qëndron pas vendosjes së tritolit në lokalin e reperit Noizy. Sipas policisë, autorë të dyshuar të ngjarjes janë Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi) dhe Erisiano Abedini. Ngjarja ndodhi mëngesin e 8 qeshorit 2022, ku si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale./Radar.al


