TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu një orë më parë përmes një postimi që ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ka treguar se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Gogu në videon e postuar nga vet ai shihet teksa i jep makinës dhe mban me njërën dorë apartin celular për të rredgjistruar këtë video të publikuar ku edhe thotë se ndodhet në kantierin e rrugës Kombinat-Plepa duke shkuar për në Komisionin e Ligjeve.
POSTIMI I PLOTË:
Në kantierin e rrugës Kombinat-Plepa duke shkuar për në Komisionin e Ligjeve. Sot na presin diskutime për disa çështje të ndryshme që lidhen me #buxhetin2025 Ka një arsye përse jam pa rrip sigurimi në timon Ditë të mbarë!


