TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur këtë të hënë të 27 Tetorit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ndërkohë ende s’dihen arsyet pse deputeti demokrat është paraqitur në SPAK.
Deputeti demokrat ka përshëndetur gazetarët dhe operatorët ndërsa shfaqet i buzëqeshur. Kujtojmë që edhe më parë, Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme pas një përplasje që pati me deputetin socialist Vullnet Sinaj, ngjarje e ndodhur dy vite më parë./Radar.al


