Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në aksin Librazhd-Elbasan, humb jetën një shtetas kinez, disa të plagosur

    Skandal në Spanjë: Portieri godet me grusht kapitenin kundërshtar, rrezikon pezullim rekord

    Akuza të reja për Jeffrey Epstein/ Hetime për a*uzime në fermën “Zorro Ranch” në New Mexico

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Depozitat në lekë bien në shkurt, rriten lehtë në euro

    March 30, 2026

    Ndryshe nga muaji janar, që pa një rritje rekord të kursimeve në monedhën vendase, të ndikuara nga bizneset private dhe institucionet publike, shkurti ka shënuar rënie të tyre, ndërsa dhe valuta ka pasur ecuri të dobët.

    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të shkurtit, depozitat në lekë të individëve, bizneseve e institucioneve të tjera në banka kanë arritur në 733 miliardë lekë, duke u ulur me 4.3 miliardë lekë (-0.6%), në krahasim me muajin e mëparshëm. Në janar, kursimet në banka kishin shënuar një rritje rekord me bazë mujore prej 26 miliardë lekësh.

    Me bazë vjetore (shkurt 2026/shkurt 2025), kursimet në monedhën vendase janë shtuar me 85.5 miliardë lekë, ose 13.2%.

    Rënia e shkurtit është ndikuar nga tkurrja e kursimeve të bizneseve, (-8.7 miliardë lekë), pas rritjes së fortë që shënoi ky zë në janar, i ndikuar nga pagesat e fund vitit nga buxheti i shtetit për kompanitë e punëve publike.

    Ndryshe nga janari kur ishin me rënie, në shkurt, depozitat në valutë shënuan një rritje të lehtë, duke arritur në 8.73 miliardë euro, me një rritje prej 25 milionë euro. Me bazë vjetore, kursimet në monedhën e përbashkët janë rritur me 643 milionë euro, ose 7.95%.

    Banka e Shqipërisë e raporton stokun e kursimeve totale në lekë dhe euro të konvertuara në monedhën vendase, që në fund shkurtit arriti në 1.5 trilionë lekë (mbi 15 miliardë euro). Por, për shkak të rënies së monedhës së përbashkët vitet e fundit, stoku i depozitave në euro i raportuar në lekë, rezulton më i ulët.

    Në një vit, nga shkurti 2025 deri në shkurt 2026, depozitat në sistemin bankar (të konvertuara në euro) janë shtuar me rreth 1.5 miliardë euro, ku ndikimin më të madh, me rreth 58% të rritjes, e ka dhënë monedha vendase./Radar.al

    Depozitat ne leke euro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në aksin Librazhd-Elbasan, humb jetën një shtetas kinez, disa të plagosur

    April 27, 2026

    Skandal në Spanjë: Portieri godet me grusht kapitenin kundërshtar, rrezikon pezullim rekord

    April 27, 2026

    Akuza të reja për Jeffrey Epstein/ Hetime për a*uzime në fermën “Zorro Ranch” në New Mexico

    April 27, 2026

    “Furtunë” financiare për 4iG/ Qeveria hungareze bllokon 16 miliardë €, në rrezik edhe One Albania

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.