Publikohet fotografia e Na Dong, kinezja e cila ishte tutorja e vajzave nga Kina dhe Filipinet që shfrytëzoheshin për prostitucion në Tiranë.
Ajo u arrestua të shtunën në përpjekje për të dalë nga Shqipëria përmes Rinasit.

Nga hetimet u mësua se Na Dong kishte krijuar një rrjet të mirëfilltë prostitucioni me vajza nga Kina dhe Filipinet në vendin tona nëpërmjet faqes në internet “Escort Tirana”.
Por kur vajzat tentonin të largoheshin nga kjo punë ajo i kërcënonte me foto intime.


