Së fundmi është zbuluar e-maili që Partia Demokratike i ka nisur diasporës shqiptare.
Në e-mailin e siguruar vërehet se PD u bën thirrje shqiptarëve nëpër botë që të bëjnë donacione, me argumentimin se diçka e tillë është ‘jetike kundër narkoshtetit’.
Në mesazhin e trye thuhet se ‘kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje”.
“Të dashur bashkëkombas,
Në vetëm 3 ditë nis fushata që mund të ndryshojë rrjedhën e Shqipërisë – ajo për zgjedhjet vendimtare të 11 majit.
Përballë kemi një makineri pushteti dhe paraje. Por me ndihmën tuaj, e vërteta dhe shpresa mund të fitojnë.
Çdo kontribut – sado i vogël – është një goditje ndaj narkoshtetit dhe një ndihmë jetike për Partinë Demokratike.”, thuhet në e-mail.



