Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Celibashi mësohet se ka rrëzuar sot kërkesën e bërë nga Partia Demokratike, sa i përket bonusit të pensionistëve.
Në kallëzimin e bërë ndaj qeverisë, demokratët kërkonin që bonusi të ndalohej, pasi sipas tyre ai ishte një shpërblim elektoral i qeverisë për zgjedhjet e 11 majit.
“Jemi të dizavantazhuar, shpërndahen bonuse me efekte tani, ndalojini”, shkruhej në kërkesën e bërë mga demorkatët.
Nga ana tjetër, kjo gjë u mohua nga mazhoranca duke thënë se vendimi është marrë shumë muaj më parë dhe jo tani për fushatë.
“E miratuam para 4 muajsh”, ishte reagimi zyrtar i qeverisë.
Pas analizës së bërë, të njëjtin mendim me socialistët ndan dhe KQZ.
“Nuk ka shkelje ligji, u miratua përpara fashës ndaluese që parashikon ligji”, thekson Celibashi.