Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Horror në Brazil/ 5-vjeçarja v*itet dhe groposet me çimento, dyshohet se ishte ende gjallë

    Donald Trump paralajmëron publikimin e dosjeve për UFO-t: Do shihni gjëra të pabesueshme

    Mbesa e Donald Trump: Gjysma e botës më gjykon vetëm nga mbiemri im

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Dekreti i Duçes që bashkoi me Shqipërinë, Kosovën, Dibrën dhe Strugën

    July 8, 2025

    Nga ROLAND QAFOKU
    Ky është Urdhri mbi bazën e një dekreti special, të lëshuar nga Benito Musolini më 29 qershor 1941 për bashkimin me shtetin shqiptar, të Kosovës, Dibrës dhe Strugës. Padyshim është një nga dekretet më të diskutuara dhe më të komentura në atë kohë, por edhe sot për historinë tonë. Ajo që personalisht më ka bërë përherë përshtypje është fakti se historiografia komuniste ose e mbante të fshehur këtë dekret, ose e përmendte shkarazi. Edhe sot nuk arrij ta kuptoj arsyen e këtij veprimi, pavarësisht tezave dhe hipotezave se jugosllavët e kishin diktuar Enver Hoxhën jo vetëm të mos e shkonte nëpër mend atë bashkim, por edhe që Shqipëria vetë të bëhej republikë e shtatë e shtetit të sllavëve të jugut. Sigurisht që me këtë dekret Italia e Musolinit e joshte jo pak Shqipërinë dhe justifikonte pushtimin ndaj saj duke i atashuar tokat e saj etnike. Në dukje është realizimi i një ëndrre e shqiptarëve dhe dhënie e një të drejte pas copëtimit të trojeve në vitin 1913 nga fuqitë e mëdha. Po, a ishte ky një veprim që na vlente në atë kohë lufte? Sigurisht që po. A ishte ky një veprim që pati vlerë për ne shqiptarët? Sigurisht që po? Dhe më e rëndësishmja, a vlejti juridikisht ky vendim pas luftës? Sigurisht që jo?
    E ndërsa me Kosovën, Strugën dhe Dibrën, “mundi” i Benito Musolinit ishte vetëm hedhja e firmës në një dekret, oreksi i tij i madh ishte që Shqipërisë ti atashonte edhe Çamërinë. Madje plani për Shqipërinë etnike nisi nga Çamëria që më 28 tetor 1940, por gjithçka shkoi si mos më keq. Ndonëse përdori si “casus belli” vrasjen e çamit të njohur Daut Hoxha në Konsipol, Italia pushtoi Greqinë Veriore për të marrë të gjithë territorin e Çamërisë dhe për t’ia atashuar Shqipërisë. Dhe e gjitha kjo nën moton e kthimit të së drejtës për kombin shqiptar. Përse e bëri këtë? Sigurisht Musolinit nuk iu dogj barku për Shqipërinë etnike, por për Italinë Perandorake. Ai synonte shtrirjen e shtetit italian në kufijtë e Perandorisë Romake dhe Shqipëria jo vetëm ishte gllabëruar nga Italia, por po shërbente si një trampolinë për të zgjeruar këto kufij në tre kontinente.
    Por megaplani dështoi me sukses. Me Greqinë ai e pësoi rëndë. Ushtria italiane u thye për një mijë e një arsye, më kryesoja idiotësia e sulmit në muajin fund të tetorit. Gjysma e ushtarëve italianë ngrinë në dëborë nga i ftohti dhe merret me mend se si luftoi pjesa tjetër. Pikërisht kjo disfatë solli nisjen e rënies së mitit të Italisë së Musolinit. Në këto kushte, i ashtuquajtur DUCE shpejtoi të bashkonte me Shqipërinë ato troje që nuk kërkonin luftë. Kosova, Dibra dhe Struga u bënë pjesë e territorit të shtetit shqiptar dhe për herë të parë ato funksionuan unike deri në kapitullimin e Italisë, por gjatë pushtimit gjerman. Gjithsesi, ky dekret mbetet historik. Nëse një ditë trojet shqiptare do bashkohen me shtetin amë, historia do shkruhet se dekreti i firmosur nga diktatori italian Benito Mussolini më 29 qershor 1941 ishte pararendës i një bashkimi të tillë. Duhet ta quajmë pozitiv apo negativ këtë akt? Nuk jam i sigurtë se çfarë fjalie të formuloj për ta mbyllur këtë shkrim lidhur me vlerën e këtij dekreti.

     

    duçja shqipëri struga
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Horror në Brazil/ 5-vjeçarja v*itet dhe groposet me çimento, dyshohet se ishte ende gjallë

    April 30, 2026

    Donald Trump paralajmëron publikimin e dosjeve për UFO-t: Do shihni gjëra të pabesueshme

    April 30, 2026

    Mbesa e Donald Trump: Gjysma e botës më gjykon vetëm nga mbiemri im

    April 30, 2026

    Skandal kibernetik në Francë/ Hakeri 15-vjeçar nxjerr në shitje miliona të dhëna shtetërore

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.