Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Deklaratat e bujshme për vr*sjen e Martin Canit, deputetja irritohet: Pse policia e mbron Klajdi Begaj

    November 25, 2024
    Deklaratat e bujshme për vr*sjen e Martin Canit, deputetja irritohet: Pse policia e mbron Klajdi Begaj

    Deputetja Mesila Doda së fundi ka reaguar  ashpërisht në lidhje me atë çfarë aktualisht po ndodh në vendin tonë sa i përket ngjarjes tragjike të një jave më parë ku Martin Cani u vra barbarisht nga bashkëmoshtari i tij, Mario Përlleshi, ndërsa shoku i tij, Luis Meçja mbeti i plagosur.

    Në një deklaratë të dhënë dy ditë më parë nga babai i këtij të fundit, ku me zë dhe figurë denoncoi dhe bëri publike faktin se në ngjarjen e 18 nëntorit, Mario Përlleshi nuk i sulmoi i vetëm dy adoleshentët, pasi me të ishte një tjetër i identifikuar si Klajdi Begaj.

    Kjo deklaratë solli dhe reagimin e Policisë së Shtetit të cilët hodhën poshtë deklaratën e tij si dhe të 14-vjeçarit i cili ndodhet ende në spitalin e Traumës duke marrë mjekim për plagët.

    Në lidhje me rastin në fjalë ka ardhur dhe një reagim nga deputetja e cila përmes një postimi në “Facebook” e cila ngriti ngritur pyetjen se pse Klajdi Begaj është kaq i rëndësishëm për autoritetet sa po hedhin poshtë dhe dëshminë e shokut të Martinit, Luisit.

    “Prej dy ditesh ndjehem ne konfuzion te plote dhe ne nje zemerim te natyrshem. Babai i djalit te plagosur ne tragjedine e vrasjes se Martinit deklaron se kane qene edhe djem te tjere dhe me emer mbiemer denoncon Klajdi Begaj si pjestar e bashkeautor i vrasjes. Policia e mohon kete fakt-deshmi i cili vjen drejtperdrejte nga viktima. A mundemi te kuptojme pse eshte kaq i rendesishem ky bashkeautor i krimit sa ka heshtur i madh e i vogel e mundohen ta bejne te paqene deshmine e viktimes i cili eshte nje mrekulli qe eshte ende ne jete???”, shkruan deputetja, ndërkohë më pas ajo thekson me të madhe që prindërit e Mario Përlleshit duhet të dalin me një reagim dhe një ndjesë publike.

    “Dhe e fundit… nje ndjese publike a nje fjale ngushellime nga prinderit e vrasesit do ishte gjeja me njerezore ne keto momente… gjest i cili po mungon…

    Mbetemi te presim e te shohim se deri ku arrin e keqja ne shoqerine tone”, thekson ndër të tjera Mesila Doda.

    Ndërkohë, jo më larg se mbrëmjen e së dielës Oficeri i Policisë Gjyqësore hodhi poshtë përgënjeshtrimin që Policia e Shtetit i bëri babait të Luisit.

    Përmes një raporti ata kanë bërë me dije se në ngjarjen e 18 nëntorit u përfshinë 5 adoleshentë.

    LEXO EDHE:

    Tronditëse/ Babai i Luisit, shokut të Martinit zbulon emrin e personit të dytë që ka qëlluar ndaj 14-vjeçarëve

    Mbeti i plagosur pasi nuk e la Martinin të vetëm përballë Përlleshit. Shokët surprizojnë Luisin në spital

    Klajdi Begaj Mesila Doda vr*sjen e Martin Canit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    June 9, 2026

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    June 9, 2026

    Rama për protestat në Zvërnec: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.