Babai i djalit të plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli” në Tiranë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani ka treguar se çfarë i tha i biri mbi sherrin.
“Ne jemi Komshi me Martinin dhe fëmijët njiheshin që të vegjël, ishin dhe në stërvitje bashkë dhe gjithmonë i merrja unë te dy. Ata ishin të pandarë dhe ishin si vëllezër dhe përveç sportit merreshin dhe me not.
Unë kam folur me Luisin për ngjarjen, dhe ai mban mënd vetëm pjesën e konfliktit, dhe ai ka shkuar atje sepse e ka kërkuar Martini i cili i ka thënë djalit tim që më ka goditur një person i madh në moshë”, thotë babai i Luisit.
Ai ka bërë dhe një paralajmërim për hakmarrje nëse shteti nuk reagon dhe të vërë para përgjegjësisë dhe nën akuzë dhe autorin e dytë sipas tij. Babai i Luisit e denoncoi me emër dhe mbiemër sot autorin e dytë sipas tij. Radar.al raportoi më herët për këtë.
“Kam marrë vesh që personi i dytë do me u largu me prindërit jashtë shtetit ose është larguar. Nëse shteti s’merr masa do marrim ne në mënyrë private. Katër herë është goditur nga dy persona, nuk është një autor vrasës por dy autorë vrasës”, tha ai per Goca dhe Gra.
View this post on Instagram
“Luisi nuk është më mirë, por nga reanimacioni ka dalë, por është akoma në stres e në panik, goditjet janë shumë të thella, krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar, po i bëjmë fizioterapi në mënyrë private se nga spitali nuk po na ofrojnë asgjë, as piskolog as fizioterapi.
Mjekët na kanë thënë që nuk do ketë ndërhyrje të dytë deri sa të shohin gjëndjen në vazhdim. Thika i ka prekur dhe mëlçinë dhe djali është në intubim dhe po presim mos përmisohet. Për momentin po e mbajmë aty por po e mendojmë ta çojmë jashtë se nuk e di se sa kohë do të duhet që me pesë plagë në trup të bëhet ai që ka qenë”, tha babai i Luisit.


