Ditën e djeshme Egert Bakalli, trajneri i Dinamo U-15 së bashku me lojatrët e skuadrës surprizuan në spital, Luis Meçen, shokun e Martin Canit i cili mori 4 plagë në trup gjatë sherrit me thika pranë shkollës “Fan Noli”.
Në momentet e tyre më të vështira, shokët janë më të bashkuar se kurrë, fatkeqësisht jo ne fushë por në ambiente spitalore.
Vdekje e 14-vjeçarit pas një sherri për arsye banale jashtë shkollës me një grup bashkëmoshatarësh tronditi mbarë opinion publik, për të cilin u organizuan dhe protesta pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Martin Cani atë ditë do kthehej për stërvitje në fushën e gjelbër, por askush nuk e priste që Martini nuk do lunate më një tjetër ndeshje, e ëndrra e tij për t’u bërë si futbollisiti Ronaldo u ndërpre këtu.
Sakaq ju kujtojmë se ditën e sotme u caktua masa arrest me burg për autorin e krimit të rëndë, Mario Përlleshin.
LEXO EDHE: